Ratifikimi i marrëveshjes për FRONTEKS kaloi në komisionet e Kuvendit
Në Komisionin e Kuvendit për politikë të jashtme unanimisht është përkrahur nevoja për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për FRONTEKS, të lidhur mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Para anëtarëve të Komisionit, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sqaroi se përgatitjet për këtë ligj kanë filluar që në dhjetor të vitit 2015, por për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë lidhur me formulimin për gjuhën, u anulua nënshkrimi i saj zyrtar. Marrëveshja më në fund u nënshkrua më 26 tetor të vitit 2022 në Shkup.
“Derisa operacionalizohet Marrëveshja nga FRONTEKS-i, tanimë i kemi marrë letrat dhe vazhdon aksioni bilateral, të cilin e kemi me disa shtete nga BE-ja dhe nga rajoni për sigurimin e kufirit tonë jugor, ku kemi diku rreth 160 punonjës policorë nga shtete vende anëtare dhe nga rajoni, e nga rajoni është Serbia. Ashtu që kjo do të jetë një periudhë kalimtare, ku do të mund të gjitha përgatitjet të cilat janë operative, t’i përfundojmë që të fillojë implementimi i Marrëveshjes”, tha Spasovski.
Në pyetjen nga kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski për atë nëse angazhimet ekzistuese bilaterale të punonjësve policorë dhe forcat e sigurisë nga BE-anëtaret, të cilët janë të angazhuar në kufirin jugor do të zëvendësohen me ekipe të FRONTEKS-it, Spasovski tha se Marrëveshja e lidhur me FRONTEKS-in nuk i përjashton këto marrëveshje bilaterale, por, thotë, kanë filluar edhe proces të lidhjes së anekseve të marrëveshje ekzistuese, me qëllim që të rirregullohen disa çështje të caktuara.
Ministri i Punëve të Brendshme shtoi edhe se deri nga fundi i vitit 2023 janë siguruar mjete financiare dhe punonjës policorë, të cilët do të marrin pjesë në këto aksione bilaterale dhe në bazë të nevojave do të vlerësohet numri i punonjësve policorë, të cilët do të angazhohen në bazë të planit operativ të FRONTEKS-it, pas çka do të dihet nëse do të vazhdonin edhe një pjesë të aksioneve bilaterale.
Deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska mes tjerash potencoi se Marrëveshja për FRONTEKS-in u nënshkrua dhe përbërë në 25 gjuhë, mes të cilave edhe në gjuhën maqedonase, me çka, sipas saj, edhe një herë konfirmohet se gjuha maqedonase është pjesë e gjuhëve evropiane.
“Me këtë druarjet të cilat u janë imponuar qytetarëve janë të panevojshme. Ne do ta ruajmë gjuhën dhe identitetin tonë. Ky është shembulli i parë për këtë dhe kjo paraqet sukses”, tha Mirakovska.
Marrëveshja me FRONTEKS-in do të mundësojë mbrojtje më të mirë të kufijve, sistemim të shpejtë të personelit dhe pajisjes së FRONTEKS-it ose të punonjësve policorë të huaj në pikat kritike kufitare gjatë përkeqësimit të papritur të shpejtë të situatave, ndërsa mundësohet edhe këmbim i sigurtë i informatave dhe të dhënave, respektivisht të njohurive operative , të dhënave zbuluese, produkteve nga video dhe mbikëqyrja ajrore dhe incizime satelitore e tjerë për pengimin e krimit tejkufitar dhe migrimit ilegal.
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Agjencinë evropiane për roje kufitare dhe bregdetare (FRONTEKS), krahas nga Komisioni amë për politikë të jashtme, u miratua edhe nga Komisioni ligjdhënës-juridik. Propizim ligji për ratifkimin e Marrëveshjes për FRONTEKS është vendosur në rend të ditës në seancën e sotme plenare të Kuvendit.