Në pikën kufitare “Deve Bair” në kufirin Maqedoni-Bullgari, janë kapur 60 kiogramë marihuanë
Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare “Deve Bair” në kufi me Bullgarinë janë kapur 60 kiogramë marihuanë e cila kishte për qëllim tregun europian, përcjell albazne media. Nga Dogana thonë se droga kap vlerën e 240 deri në 300 mijë eurove.
Njoftimi i plotë nga Drejtoria e doganave:
Ekipet mobile të Drejtorisë së doganave dje në vendkalimin kufitar Deve Bair kanë konfiskuar 60 kg drogë dehëse marihuanë të dedikuar për tregun evropian. Me këtë është parandaluar kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme me drogë. Vlera e parashikuar e drogës së sekuestruar në tregun ilegal është nga 240 deri në 300 mijë euro.
Dje pasdite në dalje nga vendi, ekipet mobile të Departamentit për punë Operative nga Sektori për kontroll dhe hetime, gjatë kryerjes së kontrollit doganor të një makine me targa rumune të drejtuar nga shtetas rumunë, në bunker të bëra në automjetin zbuluan 64 pako drogë dehëse marihuanë me peshë totale 60 kilogramë.
Droga dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa personat janë kapur dhe i janë dorëzuar Departamentit të Hetimeve për veprime të mëtejshme. Ndaj dy personave është dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.