Rama: Pako e re ndihme në pranverë, politika mbështetëse për punonjësit me pagë minimale në privat
Rritja e pagave minimale, pagave për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve e policëve, pakoja shtesë për pensionistët, e rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, ishin disa nga premtimet e kreut të qeverisë në videomesazhin e dhënë këtë të hënë.
Rama deklaroi se së shpejti do nisin diskutimet në qeveri për Pakon e re, ndërsa thekson se këto politika mbështetëse thellojnë profilin e qeverisë.
“Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë, sepse e hoqa vetë dhe spo përburrë kur thonë tironsit. Gjithsesi nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për disa politika të reja mbështetëse, duke nisur nga paga minimale, tek pagat për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve , ushtarake, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht pakoja tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëndhenj të energjisë siç jemi zotuar. Na vjen mirë që Pakoja e Madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit e saj çka vihet re dhe në një rritje të kënaqshme të konsumit. Por e dimë se diuhet akoma, padiskutim. Duke filluar nga që punojnë me pagë minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim të cilët duhet të paguhen medoemos më shumë dhe sa më mirë. Së shpejti do i diskutojnë dhe vendosim në qeveri, e pastaj patjetër do ua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie, që është një qeveri e shumicës dhe jo e disave”, tha Rama.