Kometa e gjelbër i afrohet nesër Tokës, për herë të parë pas 50 mijë vitesh kaq pranë
“Kometa jeshile” e cila ka kaluar për herë të fundit afër planeti Tokë rreth 50 mijë vjet më parë është fotografur nga ishulli Gran Canaria, në Spanjë. Sipas NASA-s pikërish sot është dita kur kometa e njohur ndryshe si “C/2022 E3 (ZTF)” është më afër planetit tonë, 42 milionë kilometra larg.
Kometa jeshile nuk rrezikon Tokën dhe mund të shikohet me dylbi apo teleskopë të vegjël, ndoshta me sy të lirë në qoshet më të errëta të Hemisferës Veriore.
“Arsyeja pse është jeshile është sepse sipërfaqja e saj është e mbuluar me molekula që njihen si karboni diatomik”, thonë ekspertët.
Shkencëtarët janë të sigurt në llogaritjet e tyre orbitale duke vendosur lëvizjen e fundit të kometës përmes sistemit tonë diellor 50,000 vjet më parë./VOA