RajoniTop Lajme

Vuçiq e akuzon një deputet në Serbi se po i bën fotomontazh me Kurtin

Shpërndaje

Diskutimi mbi çështjen e Kosovës në Kuvendin e Serbisë ka vazhduar edhe sot.

Diskutim ky mes opozitarëve dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili herë-herë edhe eskaloi.

Vuçiq sot e akuzoi deputetin Srdan Milivojeviq se po i bën fotomontazh duke bashkuar në një fotografi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin Vuçiq, që këtij të fundit s’i ka pëlqyer, raporton Danas.

Për ta demantuar këtë fotomontazh, në seancën e sotme të Kuvendit Vuçiq ka marrë me vete fotografinë e tij me Kurtin si dëshmi, që tha se është bërë montazh nga fotografia tjetër e Kurtit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Dje në Kuvendin e Serbisë ku u mbajt një seancë të jashtëzakonshme pati sulm në pjesën e dytë të debatit, kur deputetët e opozitës, u drejtuan drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht kanë thirrur “tradhti, tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë”, e më pas kanë shkuar në vendin ku ai ishte ulur. Në të njëjtën kohë janë ngritur në këmbë edhe deputetët e pushtetit. Në këtë situatë, e cila ka zgjatur rreth 15 minuta, në sallë ka hyrë edhe sigurimi i Kuvendit./21Media