Taravari: Njerëz kyç në doganë ose DAP, përndryshe nuk hyjmë në Qeveri
Nuk do të pres pafundësisht, javën e ardhshme do të dihet nëse do të hyjmë apo jo në koalicion qeveritar, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A1on.
Ndonëse thotë se më e rëndësishmja për të është hekurosja e diferencave programore, ai thekson gjithashtu se nuk kanë ndërmend të hyjnë në koalicion qeveritar nëse u jepen drejtori apo ministri të parëndësishme.
“Ne nuk kemi ndërmend të jemi vetëm një kukull në këtë koalicion. Korrupsioni dhe sundimi i ligjit janë në krye të prioriteteve tona, prandaj presim pozicione të përshtatshme ku të mund të kontribuojmë realisht në çrrënjosjen e korrupsionit. Për shembull, Drejtorinë e të Hyrave Publike, Doganat, apo të ngjashme”, ka thënë Taravari.
Nga minuta 34:00, intervista është në gjuhën maqedone: