Argëtim

Kush lindi e para, pula apo veza? Inteligjenca artificiale i jep fund dilemave!

Shpërndaje

Kush lindi e para, pula apo veza? Kjo ishte pyetja që iu bë inteligjencës artificiale përmes një interviste të improvizuar në studion e Euronews Albania nga specialisti i teknologjisë, Gerond Taçi.

Por duket se edhe inteligjenca artificiale e ka një limit, ose siç e shpjegoi specialisti, “e kupton që është një shaka dhe nuk merr pjesë”.

“Nuk mund ta them me siguri”, – ishte përgjigjja në Chatgpt.

Chatgpt është kthyer në trendin më të fundit nëse flasim për zhvillimet me inteligjencën artificiale. Është një program kompjuterik i krijuar për të simuluar biseda me njerëzit përmes internetit. Ky program është mundësuar nga Openai në nëntor 2022 dhe së fundmi përgjigjet edhe në gjuhën shqipe.