Rajoni

Kurti thotë se Kosova do ta pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë- Serbi

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nw twitter ai ka shkruar se Kosova do ta pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.