RajoniTop Lajme

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”: 200 mijë euro për vërshimet në Kosovë dhe 50 mijë euro ndihmë për tërmetin në Turqi dhe Siri

Shpërndaje

Humanisti dhe drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se shoqata që ai drejton ka ndarë mjete financiare 200 mijë euro për vërshimet në Kosovë dhe 50 mijë euro ndihmë për tërmetin në Turqi dhe Siri, përcjell albazone media.

Njoftimi i plotë nga Kastrati:

Njoftim!

Shoqata bamirese “Jetimat e Ballkanit” perveç aksioneve me pako ushqimore ne komunat qe kane qene te prekura nga vershimet ne Kosove, do te ndihmoj edhe me shumen prej 200 mije euro per ndertimin e Shtepive apo renovimin e tyre

Poashtu Shoqata jone ka ndare 50 mije euro ndihme per termetin ne Turqi dhe Siri

Per te dyja keto aksione ne kemi marrveshje me Fondacionin “Behgjet Pacolli” ku do te bashkohen fondet e ndara nga Shoqata jone dhe fondacionit Pacolli per ti konkretizuar keto ndihma
Lusim Zotin lehtesim per te prekurit nga vershimet ne Kosove

Lusim Zotin ti meshiron te vdekurit nga Termeti ne Turqi dhe Siri dhe force e durim familjareve te tyre

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!