BotaTop Lajme

Türkiye, nëna dhe 2 fëmijët e saj shpëtohen nga rrënojat 10 ditë pas tërmetit (Video)

Shpërndaje

Nga rrënojat e ndërtesës Uğur në rajonin qendror Antakya në qytetin Hatay u shpëtua 228 orë pas tërmetit nëna dhe 2 fëmijët e saj, raporton Anadolu.

Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş.

Ekipet e kërkim-shpëtimit që kryejnë punime në rrënojat në ndërtesën Uğur të shembur nga tërmeti në rrugën Oymak, arritën të gjejnë një grua dhe dy fëmijë.

Nëna, emri i të cilës mësohet se është Ela, u nxor e gjallë nga rrënojat bashkë me dy fëmijët e saj 228 orë pas tërmetit me punimet e ekipeve.

Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.