Tronditet Korça, autori qëllon për vdekje një person pranë një hoteli, më pas vret veten! (Video)

Shpërndaje

Tronditet Korça, autori qëllon për vdekje një person pranë një hoteli, më pas vret veten! Dyshohet për krim në familje.
Një krim tronditës ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Një person ka qëlluar për vdekje me armë zjarri një person tjetër dhe më pas ka vrarë veten.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë krim në familje.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.