Vetëm 3 vota pro, rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës
Në seancën e sotme të Kuvendit është votuar kërkesa e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Në votimin e mbyllur, 78 deputetë votuar kundër kërkesës së opozitës, ndërkohë që vetëm tre deputetë kanë votuar pro.
Seanca e sotme është karakterizuar nga kaosi pasi deputetë të opozitës bllokuan disa herë foltoren duke mos lejuar vijimin normal të punës së Kuvendit.
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca për shkak të sjelljes së tij gjatë punimeve të Kuvendit.
Ai bllokoi disa herë foltoren e Kuvendit si dhe i ra bilbilit në momentin që merrej fjala nga deputetët e mazhorancës në Kuvend.