BotaTop Lajme

Turqia nuk gjen qetësi, sërish goditet nga një tërmet i fortë

Shpërndaje

Turqia dhe Siria janë lëkundur nga një tjetër tërmet i fortë, pasditen e së enjtes.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5, epiqendra ndodhet 18 kilometra në jug të Antakeisë, ndërsa thellësia fokale është 10 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Provinca e Hatay, është një nga provincat më të prekura nga dy tërmetet vdekjeprurëse me qendër Kahramanmaras, të hënën e kaluar kanë ndodhur edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë, me 3 minuta diferencë.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=1227810