RajoniTop Lajme

Mbi 1 mijë e 400 vende të lira “Superpuna”, Murati: Paga mund të shkojë deri në 1 mijë euro

Shpërndaje

“Superpuna” është platforma që Qeveria e Kosovës e ka krijuar për punësimin e të rinjëve.

Përmes saj punëdhënsit mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues, e Qeveria do të bëj subvencionimin e pagës për 264 euro në muaj, për gjashtë muaj me radhë.

Lidhur me këtë platformë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kë të shtunë njoftoi se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune për të rinjtë, shkruan portali rtv21.tv

Sipas tij paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, shkroi Murati në Facebook.