Çmime të reja të derivateve të naftës
Nga mesnata çmimi i dizelit do të ulet për një denarë, ndërsa benzinat për një denarë do të shtrenjtohen, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Sipas KRRE-së, zvogëlohen edhe çmimet e vajit ekstra të lehtë për amvisëritë, për 1,50 denarë, si dhe mazutit për 0,321 denarë.
Benzina EUROSUPER BS do të kushtojë 95 83, 50 denarë për litër, deri sa EUROSUPER BS do të jetë 98 85,50 denarë, dizeli do të shitet për 77,50 denarë, vaji ekstra për 76,50, ndërsa mazuti për 41,667 denarë për kilogram.
Me Vendimin e KRRE-së bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,31 për qind krahasuar me vendimin e datës 6 mars 2023.
Siç informon KRRE, çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje në mesatare: tek benzinat për 1,684 për qind, tek dizeli rënie prej 2,149, tek vaji ekstra i lehtë rënie për 3,079 dhe tek mazuti ka rënie prej 0.996 për qind.