Maqedoni

Rritet paga minimale, Grubi: Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar

Shpërndaje

Qytetarët do të marrin pagë minimale për 2.175 denarë më të lartë që me pagesën e pagave në muajin mars.

Paga minimale do të jetë 20.175 denarë.
Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, lajmin e ka konfimuar dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Duke dhënë sqarime më të detajuara për këtë rritje, Grubi thekson se ky premtim u përmbush para afatit të parashikuar.

Statusi i plotë:

Përmbushim edhe një premtim të madh para afatit të parashikuar, atë të rritjes së pagës minimale konform metodologjisë së re që ka për synim përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor.

Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë.

Vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në institucionet kulturore do të aplikohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në muajin prill.