Maqedoni

ASH i përgjigjet VMRO-së: Demiri ka punuar me nder, është magjistër i pedagogjisë dhe ka përvojë institicionale

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me akuzat ndaj drejtorit të HRMV, Zulhajrat Demiri pasi i njejti pas përfundimit të studimeve paska punuar si kamarier ashtu siç po ndodhë me mijra të rinj në vendin tonë e të cilët si pasoj e kësaj logjike të VMRO-DPMNE-së por braktisin vendin.

Shprehim keqardhje që një parti si VMRO-DPMNE nënçmon punën fizike dhe me djersë, por nuk mund të bëhemi të gjithë si ata që mënyrë të vetme përfitimi kanë tenderët, keqpërdorimet, hidrocentralet dhe korrupsionin. Drejtori, Zulhajrat Demiri, në moshë më të re ka punuar kamarier dhe ne mburremi me këtë fakt. Ndërkohë, ai ka përfunduar edhe studimet pas diplomike dhe në biografinë e tij, të cilën jua përcjellim më poshtë, ka përvojë të suksesshme institucionale. Zulhajrat Demiri është nga fshati Gradec, Komuna e Vrapçishtit. Arsimin parashkollor e ka ndjekur në Kroaci, arsimin fillor e kreu në vendëlindje, kurse shkollën e mesme në Gjimnazin “Pançe Popovski” në Gostivar. Studimet deri diplomike i përfundoi në Fakultetin Filozofik, dega Pedagogji profesionale në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa studimet post diplomike, master në drejtimin Pedagogji Arsimore. Në vitin 2017 emërohet Drejtor i Drejtorisë për Sistem Informativ Hapësinor, drejtori kjo në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Për 3 vite ka qenë udhëheqës i sektorit për Arsim, Sport dhe Kulturë në Komunën e Vrapçishtit.