Bota

Anija më madhe luftarake turke “TCG Anadolu” do t’i dorëzohet marinës turke

Shpërndaje

Anija më e madhe luftarake turke “TCG Anadolu” sot do t’i dorëzohet Marinës turke, raporton Anadolu.

Të enjten në Türkiye, me një ceremoni solemne të nënshkrimit u arrit marrëveshje për ndërtimin e tre fregatave të tjera të klasit ISTIF, e cila është vazhdimësi e projektit MILGEM për Forcat Detare, që po zbatohet nga Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes (SSB).

Kreu i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir, konfirmoi në ceremoni se anija “TCG Anadolu” do t’i dorëzohet komandës së Forcave Detare në një ceremoni të hënën.

Demir tha se synimi i tyre është që këtë vit të përfundojnë integrimin e avionit luftarak Bayraktar TB3 në “TCG Anadolu”. Ai theksoi se kompani të shumta janë duke punuar edhe në zhvillimin e anijes luftarake, shkatërruesit “TF-2000”.

Anija “TCG Anadolu” do të jetë në gjendje të transferojë njësi me madhësi batalioni në një vendndodhje specifike me mbështetjen e saj logjistike, pa pasur nevojë për mbështetje në bazën e shtëpisë.

“TCG Anadolu” mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, dy automjete personeli, dy mjete të tjera ndihmëse si dhe aeroplanë, helikopterë dhe dronë.

Anija “TCG Anadolu” është 231 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë dhe mund të transportojë një ngarkesë prej rreth 27 mijë tonësh.

Siç raportohet, “TCG Anadolu” do të jetë shumë i rëndësishëm për Marinën Turke, veçanërisht me dronët e armatosur që do të vendosen në anije.