Kumanovari me plis në kokë në konferencë ndërkombëtare në Gjermani, reagojnë serbët: “Provokacija!
Në Bon të Gjermanisë po zhvillohet konferenca e reegullt e Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (IGFM) me prezencë të seksioneve të veta nga mbarë bota.
Në këtë konferencë po mer pjesë edhe veprimtari kumanovar, Idriz Sinani, ndryshe koordinator i IGFM për Ballkan.
Ai është futur në sallën e konferencës me plis në kokë, duke hasur në duartrokitje nga pjesa më e madhe e delegatëve.
Por ndaj kësaj kanë reaguar disa portale serbe duke e quajtur: “Provokacija”, raporton Lideri.mk nga Boni i Gjermanisë ku po zhvillohet kjo konferencë.
Kurse Sinani thotë se pjesëmarrja e tij në këtë konferencë me plis në kokë nuk ka për qëllim të provokojë dikë.