Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së dekorohet me medalje nga presidenti i Turqisë
Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së është dekoruar me medalje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për kontributin e dhënë pas tërmetit shkatërrues.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.
“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë ndihmuar që të nxirren të gjallë disa trupa nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi.
Njoftimi i plotë:
Ekipi i kërkim-shpëtimit i FSK-së dekorohet me medalje nga presidenti i Turqisë, Erdoğan, për kontributin e dhënë pas tërmetit shkatërrues
Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar, pas tërmeteve të gjashtë shkurtit, në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
Kjo medalje është meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.