SKANDALOZE: Drejtori shqiptar nënshkruanë kontratë 2 milionë euro me kompaninë shqiptare vetëm në gjuhën maqedone!
Ndonëse drejtori i NP “Rrugët shtetërore” është shqiptar, marrëveshjet me kompanitë bashkëpunuese bëhen vetëm në gjuhën maqedonase.
Një prej tyre është edhe marrëveshja me kompaninë “Mirsat Komerc” nga Kërçova, e cila është angazhuar për kositjen e barit përreth autostradave të shtetit.
Në këtë marrëveshje në nenin dy theksohet:
“Gjuha e marrëveshjes edhe në dokumentet tjera të cilat përfaqësojnë pjesë formale të marrëveshjes është gjuha maqedonase. Gjuha e komunikimit në formë të shkruar në mes palëve të marrëveshjes është në gjuhën maqedonase”, thotë Neni 2 i Marrëveshje.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u publikua në gazetën zyrtare në vitin 2019 me çka gjuha shqipe u bë zyrtare. Në ligjin për përdorimin e gjuhëve, neni 1 alineja 3 thuhet:
“Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj”, thotë Ligj për Përdorimin e Gjuhëve, neni 1, alineja 3.
Edhe presidentja Kosovës, Vjosa Osmani sot në fjalimin e saj para deputetëve tha se gjuha shqipe duhet të respektohet.
“Padyshim se ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një element shumë I rëndësishëm në zhvillimin e bashkëjetesës ashtu siç është diverziteti dhe ruajtja e identiteteve e kulturave të ndryshme një vlerë e shtuar e shoqërive tona”, deklaroi Vjosa Osmani – presidente e Kosovës.
Pyetëm në Ndërmarrjen Publike “Rrugët shtetërore” se pse më këtë marrëveshje përdoret vetëm gjuha maqedonase por, përgjigje nuk morëm.
Ndryshe vlera e kësaj marrëveshje është rreth 2 milionë euro, ndërsa është nënshkruar për kohë zgjatje prej dy vjetëve.
Marrëveshja në fund mban firmën e drejtorit të NP “Rrugët shtetërore”, Ejup Rrustemi dhe pronarit të Kompanisë “Mirsat Komerc”, Zeqir Zeqirovski.