RajoniTop Lajme

Kurti kritika pushtetit vendor: Po i bëni opozitë nivelit qendror dhe kjo është gabim!

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeverisja lokale po i bënë opozitë nivelit qendror.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, kurse tashmë po ndodh e kundërta, gjë që është gabim.

Ai paraqiti disa shifra që dëshmojnë rritjen e përkrahjes finaciare të qeverisë së tij ndaj komunave.

“Buxheti komunal tani është 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna se ish-qeveritë e kaluara. Kjo vlerë rekorde vjen si rezlutat i të hyrave për buxhetin”, tha ai.

Derisa, paralajëmroi se javën e ardhshme do të ketë takim me kryetarët e komunave të Kosovës.