Presidenti i Azerbajxhanit e uron para kohe Erdoganin
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka uruar presidentin aktual të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe Aleancën Popullore për marrjen e shumicës së votave në zgjedhjet presidenciale dhe në zgjedhjet parlamentare të mandatit të 28-të.
Sipas deklaratës së Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev e ka telefonuar Erdoganin dhe i ka përcjellë urimet e tij.
Aliyev vuri në dukje se Turqia nën udhëheqjen e Erdoganit ka përjetuar përparim të madh dhe si manifestim i kësaj, populli turk ka treguar besimin e tij te lideri i tij edhe në këto zgjedhje.
Erdogan falënderoi gjithashtu Alijevin për interesimin dhe urimet e tij.
Gjatë takimit, liderët theksuan edhe një herë se miqësia dhe marrëdhëniet vëllazërore në mes dy vendeve janë të përhershme dhe të palëkundura.