Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, e para në botë
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është renditur e para në botë.
Kështu tregon renditja e re e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë ka marrë 7 mijë e 275 pikë.
Pas saj është në renditje xhudistja britanike Chelsie Giles, e cila ka marrë 7 mijë e 10 pikë.
Derisa e treta është japonezja Uta Abe, e cila i ka 6 mijë e 800 pikë.
Distria Krasniqi në lojërat olimpike “Tokyo 2020” ka arritur ta fitojë medaljen e artë.
Ajo po ashtu në disa kampionate evropiane dhe botërore është stolisur me disa medalje, të arta, të argjendta dhe të bronzta.