Nis dëshminë edhe dëshmitari i pestë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i pestë në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Sikur edhe shumica e dëshmitarëve të tjerë, edhe i pesti po e jep dëshminë në seancë private, njofton Klankosova.tv.
Dëshmitari i pestë nisi dëshminë pas një pauze, ku e përfundoi atë se çka kishte për të thënë dëshmitari i katërt.