Sport

Robin Krasniqi bokson më 5 gusht në “Fadil Vokrri”

Shpërndaje

Është zyrtarizuar meçi i boksierit Robin Krasniqi, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Krasniqi do të boksojë më 5 gusht në Prishtinë.Ai tha se do t’ju ofrojë tifozëve një natë të paharruar.

“Në mes të stadiumit, me shumë dashuri, unë, biri yt Kosovë”, tha Krasniqi.

Me këtë rast ai falënderoi kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.