Aliu: Arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu në kuadër të rëndësisë së digjitalizimit në rritjen e cilsisë së arsimit dhe përmiresimin e efikasitetit të procesesëve administrative në institucionet e arsimit të lartë me kënaqësi zhvillova sot takim me rektorët e gjithë universiteteve në vendin tonë.
Njoftimi i plotë:
Arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit.
Në kuadër të rëndesisë së digjitalizimit në rritjen e cilsisë së arsimit dhe përmiresimin e efikasitetit të procesesëve administrative në institucionet e arsimit të lartë me kënaqësi zhvillova sot takim me rektorët e gjithë universiteteve në vendin tonë.
Informuam përfaqësuesit e universiteteve për projektet dhe strategjitë më të fundit të ministrisë dhe prioritetin tonë kryesorë që është digjitalizimi i shërbimeve publike dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve.
Gjithashtu nisem sot konsultimin me rektorët e gjithë universiteteve për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër permes digjitalizimit.
Teknologjia është pjesë e pandarë e përditshmerisë sonë. Digjitalizimi ka anet e saj pozitive dhe ku më mirë se në arsim mund të përqafohet, ajo e ka burimin pikërisht aty, për t’u përhapur në perdorim të gjërë nga popullsia.
Prandaj në k’të bashkëbisedim u dakordësuam se do të punojmë ngushtësisht së bashku në përmirësimin e digjitalizimit të universiteteve, dhe do të realizojmë investime të domozdoshme në platforma teknologjike të avancuara, për të përballuar sfidat e kohës dhe për të ruajtur dhe garantuar cilesinë e mësimdhënies.