MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti së pari herë uron në gjuhën maqedone festën e Kirilit dhe Metodit!

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një video-mesazhi në gjuhën maqedonase ka uruar ditën e shenjtorëve “Shën Kirili dhe Metodi” duke theksuar se bashkërisht duhet të marrim përsipër të ruajmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase.

“Në frymën e shoqërisë multietnike që po ndërtojmë së bashku, le të kujtojmë në këtë ditë të rëndësishme se bashkërisht marrim përsipër obligimin që ta ruajmë, ushqejmë dhe avancojmë artikulimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase në të njëjtën mënyrë siç bëjmë për veçantinë e identitetit maqedonas”, Ahmeti thotë në videomesazh.