RajoniTop Lajme

Lirohen katër qytetarët e Kosovës, që u arrestuan nga Serbia

Shpërndaje

Katër qytetarët e Kosovës të arrestuar më 13 qershor nga autoritetet serbe në Merdare janë liruar.

Kështu konfirmoi për portalin rtv21. tv kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai tha se paraprakisht ka biseduar me familjarët e të arrestuarve të cilët i kanë konfirmuar se të njëjtit janë duke u kthyer në shtëpi

Derisa rastin në fjalë për REL e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Kurshumlisë.

Njëri nga ata pas lirimit tha se arrestimi i tyre ka ndodhur deri sa ata ishin duke shkuar në Gjermani.

Ai shtoi se policia serbe u thoshte atyre thoshte atyre se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike. Derisa tregoi se nuk janë maltretuar nga policia serbe.