Kovaçevski: Gjatë kohës të kësaj Qeverie, pagat mesatare në vend u rritën për 59.3%
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën në pyetjet parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prezantoi krahasimin e parametrave ekonomikë të tashmes dhe gjatë kohës së Qeverisë së kaluar deri në vitin 2017. Kryeministri Kovaçevski theksoi se sipas parametrave statistikorë, pagat po rriten, inflacioni po zvogëlohet, e kjo do të thotë se edhe standardi i jetesës po përmirësohet edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike në botë. Gjithashtu, ai nënvizoi se investimet e reja sjellin shumë përfitime për standardin e jetesës së qytetarëve, krijojnë mundësi punësimi, ulin papunësinë dhe sigurojnë burime të qëndrueshme e të ardhura, të cilët rezultojnë rritje të pagave dhe përmirësim të fuqisë blerëse të qytetarëve.
Kryeministri theksoi se tendenca për zvogëlimin e pabarazive në zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut përceptohet përmes shpërndarjes së pagesës për mbështetje financiare sipas rajoneve.
“Nëse në vitin 2018, 45% nga 3 milionë e 120 mijë eurove kanë shkuar për kompanitë nga rajoni i Shkupit, vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 32% prej 23 milionë eurove. Me këtë tregues për zhvillim të balancuar, pjesëmarrja e shtatë rajoneve të mbetura planifikuese rritet nga 55% në vitin 2018, në 68% në vitin 2022.
Në rajonin më pak të zhvilluar në verilindje kemi një rritje prej 7 %, pra nga 1% në vitin 2018 në 8% në vitin 2022 me pjesëmarrje në vlerën totale të mbështetjes për investime financiare të paguara gjatë të kaluar.
Investimet e balancuara kontribuojnë në zhvillimin e të gjitha rajoneve, duke zhvilluar tendenca në ekonomi në mënyrë që asnjë zonë të mos mbetet pas për nga rritja dhe mundësitë.
“Përmes një qasjeje të balancuar në inkurajimin dhe mbështetjen e investimeve, ne gjithashtu krijojmë mundësinë për punë në nivel lokal, duke reduktuar nevojën për migrim në kërkim të punësimit”, tha Kovaçevski.
Kryeministri nënvizoi se kur bëhet fjalë për standardin e jetesës së qytetarëve, ndryshimet më së miri shihet përmes krahasimit të rritjes së pagës mesatare të paguar dhe rritjes së inflacionit, që tregon për fuqinë blerëse reale të tyre.
“Nëse paga mesatare në maj të vitit 2017, menjëherë para ardhjes në pushtet të LSDM-së dhe koalicionit ka qenë 22.889 denarë, pas gjashtë vitesh, pra këtë vit në muajin maj, kemi shumën më të lartë të pagës mesatare të paguar prej 36.465 denarë, që është një rritje prej 59,3%.
Në vitin 2011, në muajin maj, qytetarët e vendit tonë kanë pasur pagë mesatare neto prej 20.954 denarë, gjegjësisht për një periudhë gjashtë vjeçare nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së arritën të rrisin pagën neto për 1.935 denarë, ndërsa Qeverisja e LSDM-së për të njëjtën periudhë kohore për gjashtë vite ariti të rris për 13.576 denarë.
Dallimi është i dukshëm, në periudhën 2011-2017 paga neto në qeverisjen e kaluar është rritur për 9.2%, ndërsa në kohën e LSDM-së, 2017-2023 e njejta kohëzgajtje është rritur për 59.3%. Kjo është një diferencë prej 50.1%. Nëse i krahasojmë këto shifra nga këndvështrimi i rritjes së inflacionit në këto dy periudha kohore, pra nëse shohim se si ka lëvizur fuqia reale blerëse e qytetarëve, do të shohim se standardi i jetesës është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 2017 e deri më sot. Inflacioni kumulativ nga maji 2011 deri në maj 2017 ishte 5.7%, dhe rritja e pagë mesatare neto ishte 9.2%, pra fuqia reale blerëse e qytetarëve u rrit me 3.5%.
Nga periudha maj 2017 deri ne maj 2023 inflacioni kumulativ u rrit për 29.1%, kjo është një periudhë e krizës së madhe ekonomike dhe energjetike në të cilën vala e inflacionit nuk e kurseu asnjë ekonomi ndërkombëtare. Në të njëjtën periudhë, rritja e pagës mesatare ishte 59.3%, përkundër shtypjes së çmimeve të larta në standardin e jetesës së qytetarëve, si rezultat i politikave ekonomike arritëm të rrisim fuqinë blerëse të qytetarëve me 30.2%. Diferenca e efektive të politikave ekonomike të kësaj qeverie dhe asaj të kaluarës, e shprehur në numra, është 26.4% përqindje në favor të kësaj Qeverie. Në gjashtë vitet e qeverisjes së mëparshmes konservatore, fuqia blerëse reale të qytetarëve ose nëse doni edhe standardi i jetesës u rrit me 3.5%, ndërsa në gjashtë vite të kësaj qeverie me 30.2% përqind”, tha Kovaçevski dhe nënvizoi se nga kjo valë e rritjes së paga neto në vend, nuk është kursyer asnjë punonjës në asnjë sektor, dhe këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.