Murati: Deri më 15 shtator, komunat kanë afat për faljen e 100 eurove për faturat e tatimit në pronë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për Ligjin e ndryshuar për Tatimin në Pronë, komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për faljen e faturave deri në 100 euro për secilin tatimpagues.
Ai tha se të gjitha komunat do ta kenë mundësinë që të zvogëlojnë barrën tatimore për qytetarët, ashtu siç, sipas tij, kanë kërkuar.
“Dhe kësisoj t’i kursejnë shumicën prej tyre nga pagesa e këstit të dytë që duhet të bëhet muajin shtator. Në rast miratimi nga komuna, qytetarëve që tashmë kanë paguar faturën e tatimit në pronë, shuma e paguar u llogaritet parapagim për faturën vijuese”, tha Murati.
Kujtojmë se ky ligj është komentuar shumë nga komunat, duke thënë se po iu afektohen të hyrat vetanake që marrin nga tatimi në pronë.