Mickoski: VMRO-DPMNE udhëhiqet nga Budapesti – propagandë e LSDM-së
LSDM: DPMNE-ja SHKATËROHET, PËRÇARJA E BRENDSHME TË MOS I ADRESOHET LSDM-së
Lideri i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski akuzoi LSDM-në se po zhvillon fushatë të rrejshme se, partia udhëhiqet nga Budapesti. Ai tha se partinë e tij e udhëheq kryesine e parties së bashku me anëtarët dhe aktivistët. Ai mohoi se, ka pasur takime të fshehta rreth ndryshimeve në Kodin Penal. Në lidhje me përlasjet e fundit me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ai tha se dëshiron që Maqedonia të shkojë përpara dhe jo të ngec në takimet e fshehta mes Ahmetit, Gruevskit dhe Kovaçevskit.
“Kemi dëshirë shumë të madhe që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të dëshmojmë se sa është e unifikuar VMRO – DPMNE. Nëse deri tash isha në dilemë se a jemi afer 61 deputetë, tani jam I bindur se ai është qëllim I mundshëm”, tha Hristijan Mickoski.
Ndërkohë, nga LSDM u përgjigjen se, tentimet për krijim konfuzion në opinion dhe nevoja e dëshpëruar që ta përfshijë LSDM-në në përçarjet dhe zënkat e brendshme të VMRO-së nuk do t’’ ndihmojnë Gruevskit.
“Opinioni ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A po I fsheh me këtë kërkesat për amnistimin e bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësive pikërisht ndaj tij në partinë e tij? Mickoski është kopje e zbehtë e Gruevskit”, tha Bogdanka Kuzeska.
Ditëve të fundit, opinioni në vend ka qenë dëshmitar i përlasjeve mes kreut actual të VMRO-së, Hristijan Mickoski dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski, pasi Mickoski deklaroi për një media gjermane se Gruevski po negocion amnistimin e tij me qeverinë.