MaqedoniTop Lajme

Administrata gjyqësore në Maqedoni sërish në protesta, kërkojnë rritje të pagave me 78%

Shpërndaje

Punonjësit e administratës gjyqësore dolën sërish sot në protestë dhe bllokuan udhëkryqin tek qendra tregtare “Mavrovasja” në Shkup.

Kërkesat e tyre janë paga më të larta për 78 për qind dhe pagesa e shtesave prej 35 për qind. Administratorët kërkojnë që Qeveria të përfshihet në grupin e punës për rritjen e pagave.

Nga Sindikata thonë se nuk kërkojnë ndonjë gjë të veçantë nga Ministria e Financave, por mjetet “që ndahen me ligj”.

“Konkretisht, në nenin 4 të Ligjit për Buxhetin Gjyqësor, parashikohet se për funksionimin e pushtetit gjyqësor, përcaktohet shuma prej së paku 0.8 për qind e Bruto Prodhimit Vendor. Nuk e morëm atë 0.8 për qind, ku shkuan ato para? Enti Shtetëror i Revizionit pas konferencës sonë për shtyp doli me informacion se Qeveria i ka shpenzuar ato para për vete. Nga financat e gjykatës i kanë shpenzuar për vete”, njoftuan nga Sindikata e Pavarur e Administratës së Gjykatave.