Ja kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese kanë treguar datat e për mbajtjen e zgjedhjeve në vend.
Z G J E D H J E T P R E S I D E N C I A L E
• Inaugurimi i Presidentit të shtetit duhet të jetë më 12 maj 2024
• Zgjedhjet mbahen në 60 ditët e fundit të mandatit rrjedhës
• 60 ditët e fundit janë brenda datave: 14 mars dhe 12 maj 2024 Zgjedhjet mbahen në dy raunde zgjedhore: – Raundi i parë: më së hershmi 14 mars 2024 – Raundi i dytë: më së voni 8 maj 2024
• Zgjedhjet i shpall Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (neni 12 i Kodit zgjedhor)
• Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit afati është: jo më pak se 70 ditë dhe jo me shumë se 90 ditë. – Raundi i parë: Nëse janë më 14 mars, atëherë shpallja e zgjedhjeve do duhet të jetë më 4 janar 2024 (minimum 70 ditë). – Raundi i dytë: Nëse janë më së voni më 8 maj (atëherë, në këtë rast Raundi i parë duhet të jetë më 24 prill), shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron së paku 70 ditë deri në zgjedhje DATAT E MUNDSHME (14 mars – 8 maj) – Raundi i parë: 14 mars, 28 mars, 11 prill dhe 25 prill; – Raundi i dytë: 28 mars, 11 prill, 25 prill dhe 8 maj (është datë kritike pasi inaugurimi do të duhet të jetë më 12 maj)
Z G J E D H J E T P A R L A M E N T A R E
• 4 gusht 2024 ( mandati i deputetëve)
• Mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit rrjedhës (neni 63 paragrafi 3 i Kushtetutës), ose në afat prej 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit
• Termini i rregullt brenda afatit: – 5 maj – 15 korrik, që të mundësohet konstituimi brenda afatit Kushtetues (neni 63/1), më së voni dita 20/21 nga dita e votimit.
Nëse zgjedhjet parlamentare organizohen të mbahen para datës 5 maj, ato do të llogariten si zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në këtë rast vlejnë akte tjera, theksojnë nga Kabineti.