MaqedoniTop Lajme

Ministri Lloga e hapi forumin ministror për drejtësi dhe punë të brendshme

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, është nikoqir i Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme që mbahet në Shkup, nën patronazhin e Presidencës Spanjolle me Bashkimit Evropian.
Sesionin e parë të sotëm e hapi ministri Lloga së bashku me Ministren e Drejtësisë së Spanjës, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Komisioneri i BE-së, Didier Rejnders, ku do të diskutohet për sundimin e ligjit dhe reformat në sistemin e gjyqësorit. Në kuadër të sesionit të parë, theksi do të vihet në forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe në rëndësinë dhe kontributin e projekteve rajonale në zbatimin e reformave kyçe në gjyqësor.
Fokusi i sesionit të dytë do të jetë në veprimin e përbashkët për agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe aktivitetet e përbashkëta koordinuese që i kryen EUROJUST.
Uroj punë të suksesshme dhe të frytshme në forumin e sotëm. Me organizimin e këtij forumi konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për integrimin e përshpejtuar të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Ministri Lloga, në kuadër të dy sesioneve të forumit të sotëm, e përshëndeti angazhimin e BE-së për përfshirjen e vendeve kandidate në Raportin e Sundimit të Ligjit si instrument për zbulimin e hershëm apo parandalimin e problemeve me sundimin e ligjit. Një hap i tillë i BE-së përfaqëson vendosjen e një baze të barabartë me shtetet-anëtare në drejtim të monitorimit të reformave aktuale dhe do të ketë një rëndësi të veçantë në procesin e integrimit të përshpejtuar, që do të na ndihmojë më tej në identifikimin e situatave në fushën ku do të nevojiten përmirësime.
Ai foli edhe për elementin kyç të harmonizimit të vazhdueshëm të kornizës ligjore me legjislacionin e BE-së, për të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut në fushën e gjyqësorit shënon përparim të jashtëzakonshëm, për të cilin, megjithatë, zbatimi i tyre në periudhën e ardhshme, do të jetë vendimtar. Fokusi në periudhën e ardhshme do të jetë në miratimin e Strategjisë së re zhvillimore për sistemin e gjyqësorit (2023 – 2027) dhe zbatimin e aktiviteteve nga Plani i veprimit të saj.
Në lidhje me “Projektin rajonal për monitorimin e proceseve gjyqësore – Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, ai theksoi se Raporti me rekomandimet dhe masat e ofruara, do të kontribuojë në forcimin e funksionalitetit dhe efikasitetit të sistemit të gjyqësorit dhe luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vazhdojmë me avancimin e mëtutjeshme të kornizës ligjore kundër korrupsionit e cila i ndjek standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Ministri Lloga, shprehi kënaqësinë që KE-ja pranoi iniciativën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë që monitorimi i deritanishëm i lëndëve përmes tabelave Excel, të zëvendësohet me një sistem të ri të sofistikuar – e- platformë për mbledhjen e të dhënave për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Që nga fillimi i luftës agresive ruse kundër Ukrainës, raportet e shumta për fat të keq tregojnë se janë kryer dhe po kryhen krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Mes të tjerash, e drejta ndërkombëtare humanitare duhet të respektohet dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të sillen para drejtësisë.
Ta rikthejmë paqen përmes bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së ligjit. Më të rëndësishmet janë siguria dhe prosperiteti ynë, të cilat janë të lidhura ngushtë dhe nuk mund të ekzistojnë nëse nuk janë të ndërlidhura.

#EUWesternBalkan
Në konferencën e sotme për shtyp, ministi Krenar Lloga, Ministrja e Drejtësisë e Spanjës, María Pilar Lópe Cuenca dhe komisioneri Didier Reynders deklaruan se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor rikonfirmuan angazhimin dhe përkushtimin e tyre për arritjen e përparimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht edhe përmes zbatimit të reformave në drejtim të forcimit dhe avancimit të pavarësisë, efikasitetit dhe përgjegjësisë së sistemit të gjyqësorit si parakusht për një shoqëri të qëndrueshme demokratike.
Sundimi i ligjit është vendosur lart në agjendën e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Fokusi do të jetë në zbatimin e rekomandimeve të Projektitl të monitorimit rajonal të gjykimeve të OSBE-së dhe zgjidhjen e çështjeve në fusha kyçe si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Rëndësia e përmirësimit të procesimit efektiv të rasteve të larta të krimit të organizuar dhe korrupsionit është në drejtim të forcimit të besimit të qytetarëve në sistem dhe sundimin e ligjit.
Ata shprehën mbështetjen e përbashkët për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe të drejtën e saj për vetëmbrojtje kundër luftës agresive ruse. Të rikthejmë paqen përmes bashkëpunimit, solidaritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Më të rëndësishmet janë siguria dhe prosperiteti ynë, të cilat janë të lidhura ngushtë dhe nuk mund të ekzistojnë nëse nuk janë të ndërlidhura nes veti.

Faleminderit nga zemra të gjithë kolegëve nga Ministria e Drejtësisë, me të cilët bashkërishtë arritëm që me sukses të mbajmë një forum me përmasa evropiane, që tuboi në një vend ministra dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë nga vendet e Bashkimit Evropian, atyre të rajonit si dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare.
Për disa javë me radhë, me shumë punë e angazhim të përbashkët dëshmuam se kemi kapacitete, ndajmë vlera të përbashkëta me miqtë tanë evropianë dhe mbi të gjitha jemi të përkushtuar dhe meritojmë të jemi pjesë e familjes evropiane.
Me sukses dhe dinjitet përfaqësuam vendin dhe qytetarët tanë para miqve fqinjë dhe BE-së.
Faleminderit secilit nga Ju, për çdo kontribut, angazhim dhe përkushtim tuajin. Vullneti juaj më motivon edhe mua, dhe sukseset tona duhet të motivojnë qytetarët dhe t’ua rikthejnë atyre besimin.