BotaTop Lajme

Joe Biden pret presidentin kinez Xi Jinping në San Francisko

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden mirëpriti homologun e tij kinez Xi Jinping në San Francisko, në margjinat e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Liderët e dy vendeve patën një shtrëngim të ngrohtë duarsh, me liderin kinez që shfaqej i buzëqeshur, siç raporton CNN.

Si mikpritës i takimit, Biden doli nga ndërtesa i pari për të mirëpritur Xi. Ky është takimi i tyre i parë në më shumë se një vit, mes tensioneve në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Udhëheqësit hynë menjëherë brenda duke mos iu përgjigjur asnjë pyetjeje të bërë nga gazetarët.

Udhëheqësit e dy ekonomive kryesore të botës nuk kanë folur që kur u takuan për herë të fundit në margjinat e një takimi tjetër ndërkombëtar, në Bali, Indonezi, në nëntor 2022. Pritshmëritë për zhvillime të mëdha në takimin e kësaj jave janë të kufizuara.