Maqedoni

Bie çmimi i naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,65 % në raport me vendimin e datës 13.11.2023.

Nga data 21.11.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 42,773 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,559 den/kg dhe do të jetë 42,773 den/kg.