Bota

Ushtria izraelite intensifikon sulmet në veri të Gazës disa orë para pauzës humanitare

Shpërndaje

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në rajonet në veri të Rripit të Gazës, disa orë para pauzës humanitare në konflikt në kuadër të marrëveshjes së arritur me Hamasin, raporton Anadolu.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit, u njoftua se konfliktet në Rripin e Gazës do të pezullohen për katër ditë, duke filluar nga ora 10:00 me orën lokale të nesërmen në mëngjes.

Disa orë para fillimit të kësaj periudhe humanitare, ushtria izraelite shtoi sulmet e saj me obus kundër lagjeve Beit Hanoun dhe Beit Lahiya në veri të Gazës.

Ndërsa artileria izraelite gjuajti shumë fishekë ndriçimi në zonë, aty u dëgjuan shpesh shpërthime.

Vlen të përmendet edhe intensiteti i trafikut të helikopterëve të ushtrisë izraelite në rajon.