Qeveria e Maqedonisë autorizon MPJ për dhënien e lejes për ardhjen e Lavrovit në Shkup
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka autorizuar MPJ-në që vetë të vendos për dhënien e lejes për ardhjen e ministritë të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Në seancën e sotme të Qeverisë, Qeveria solli plotësimin e Vendimit për vendosjen e masave kufizuese në lidhje me aktivitetet e Federatës Ruse, me të cilin kufizohet qasja e aviacionit të Federatës Ruse dhe në përputhje me Rregullativën e Këshillit të BE-së nga Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë me të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut është plotësisht ose 100% e harmonizuar.
Përmes këtij plotësimi, Qeveria u dha autorizim ministrive kompetente që vetë të mund të vendosin për dhënien e lejes për fluturimin dhe aterimin e avionit rus gjatë mbajtjes së takimit ministror të tridhjetë të OSBE-së në Shkup, në periudhën nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor 2023”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Plotësimi, theksojnë nga atje, është në përputhje me rregullativën e BE-së dhe dispozitat në vetë masat kufizuese, me të cilat parashikojnë përjashtime nga kufizimet në fjalë për konferencat ndërkombëtare, siç është OSBE-ja./Telegrafi/