MaqedoniTop Lajme

LSDM: Koalicioni antievropian VMRO-Levica do t’i humb zgjedhjet

Shpërndaje

“Koalicioni antievropian i VMRO-së dhe i së Majtës tashmë është në pritje të humbjes nga qytetarët në zgjedhjet e vitit 2024.

Qytetarët nuk duan izolim, dëbime të reja të të rinjve, pasiguri.

Qytetarët duan anëtarësim në BE, paga më të larta, standard më të mirë jetese, duan që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në një vend evropian, në shtëpi, në atdheun e tyre.

Mickoski u pagëzua në koalicionin me të Majtën, partinë që ofron vetëm incidente, dhunë dhe kaos.

Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM do të fitojë zgjedhjet dhe kandidati presidencial i propozuar nga LSDM do të jetë presidenti i vendit.

Pas zgjedhjeve, LSDM do të formojë sërish qeveri të koalicionit pro-evropian dhe kryeministër do të jetë sërish Dimitar Kovaçevski”.