Nga 1 dhjetori fillon tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike
Nga një dhjetori, amvisëritë do të ketë tarifë të lirë të energjisë elektrike nga ora 13 deri në 15 dhe nga ora 22 deri në 7 çdo ditë, si dhe të dielën tërë ditën.
KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS
“Me vendosjen e tarifës së lirë ditore amvisëritë do të kenë në dispozicion gjithësej 11 orë energji elektrike të lirë gjatë 24 orëve nga e hëna deri të premten dhe 24 orë të dielen. KRRE pas analizave të bëra, vlerësoi se janë krijuar kushte që amvisëritë të shfrytëzojnë orë shtesë në të cilat kompensimi për energjinë elektrike të harxhuar do të përllogaritet sipas tarifës së lirë”
Nga Komisioni rregullator sqarojnë se të dhënat tregojnë se, cikli investues në burimet ripërtrirëse të energjisë ka rritur prodhimin e energjisë elektrike me çka ndikoi në mënyrë direkte ndaj uljes së çmimit gjatë ditës.
Së pari EVN duhet të përditësojë të gjithë njehsorët aktualë. Kompania garanton se do ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
EVN
“Elektrodistribuimi ka 170.000 matës me komunikim në distancë dhe 650.000 matësa të zakonshëm që duhet të rivendosen në vend. Matësit do të rivendosen në muajin e parë (dhjetor), përveç atyre të padisponueshëm, të cilët do të rivendosen në periudhën e ardhshme”.
Tarifa e lirë gjatë ditës u kthye nga LSDM në vitin 2017 si premtim i realizuar parazgjedhor, kështu që pas 3 vitesh u hoq kur filloi kriza energjetike. Rikthimi i ardhshëm i kësaj tarife vjen sërish pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimit të energjisë elektrike gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Çmimi për KWh, varësisht nga grupi i konsumatorëve, sillet nga 6.980 denarë deri 11.744 denarë.