MaqedoniTop Lajme

Nga nesër rikthehet tarifa e lirë ditore, KRRE: 170 mijë amvisëri përfitojnë nga 1 dhjetori

Shpërndaje

Nga 1 dhjetori do të rikthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike. Ky vendim është marrë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Tarifa e lirë do të vlejë nga ora 13:00 deri në 15:00 dhe do të jetë në dispozicion për rreth 170 mijë konsumatorë që kanë orëmatës digjital dhe ata që kanë qasje të papenguar në njehsorët EVN. Të gjithë të tjerët do ta kenë këtë mundësi deri në fund të muajit, pasi ekipet e EVN-së do t’i konfigurojnë orëmatësit.

“Nga nesër do të kthehet zyrtarisht tarifa e lirë për amvisëritë. Kur u hoq në dhjetor të vitit 2021, ishte në kushtet kur e kishim çmimin e energjisë elektrike 300-400 euro për megavat orë dhe gjatë ditës arrinte deri në 500, 600, 700 euro. Këto kosto thjesht nuk mund të përballoheshin. Ne u detyruam ta anulojmë, por pastaj premtuam – në momentin e parë kur të krijohen kushtet teknike dhe të tregut do ta kthejmë tarifën e lirë”, njoftojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE).

Sipas këtij KRRE-së, vendimi për rikthimin e tarifës së lirë ditore konsiderohet si një masë domethënëse në kuadër të sfidave ekonomike dhe energjetike, me të cilat përballet vendi. KRRE theksoi se EVN-ja, si shpërndarës i energjisë elektrike ka afat prej 4 muajve për të harmonizuar të gjithë 700 mijë orët e amvisërisë.

Nga EVN thonë se ndryshimi pritet të ndikojë pozitivisht tek konsumatorët, duke u mundësuar atyre të ulin kostot e energjisë elektrike me përfitim nga çmimet e favorshme gjatë periudhës së caktuar të ditës. Sipas kësaj kompanie, kjo masë pritet të kontribuojë në menaxhimin më të mirë të burimeve energjetike dhe të ndihmojë në fushën e efikasitetit energjetike në vend.

“EVN Distribucioni ka 170.000 orëmatës me komunikim nga distanca dhe 650.000 orëmatës të thjeshtë që duhen konfigurohen nëpër vendngjarje, të adresave të amvisërive. Orëmatësit do të konfigurohen që nga muaji i ardhshëm, përveç atyre të që janë të pa qasshëm, të cilët do të konfigurohen në periudhën në vijim. Nga 1 dhjetori do të hyjë në fuqi sistemi i ri tarifor dhe atëherë do të nisë konfigurimi i orëmatësve”, thonë nga EVN.

Me kthimin e tarifës së lirë ditore për 2 orë nga 13-15, energjia elektrike e lirë do të faturohet në gjithsej 11 orë brenda 24 orëve, duke përfshirë edhe tarifën e lirë të natës nga ora 22 deri në 7 të mëngjesit. /Alsat.mk