Muhamed Zekiri është funksionari që hetohet nga Prokuroria!

Shpërndaje

Një skandal i ri ka plasur në Maqedoninë e Veriut.Bëhet fjalë siç mer vesh A1on, për sekretarin gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar, ka sjellë urdhër për hapjen e një procedure hetimore kundër dy shtetasve kroat dhe një nga Maqedonia e Veriut. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër arrestin, ekzistojnë dyshime të bazuara se Zekiri si funksionar i lartë në Qeveri, ka kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5, nga Kodi Penal, e për çka e kanë ndihmuar edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Në periudhën prej muajit prill 2021 deri në janar 2022, me përdorimin e detyrës zyrtare, i dyshuari i parë pa procedurë përkatëse për furnizim publik, ka lidhur marrëveshje prë shërbime konsultative me personin juridik, për çka i kanë ndihmuar edhe shtetasit kroat. Me veprimet e ndërmara, të dyshuarit për personin juridik kanë përfituar përfitime ilegale në vlerë të përgjithshme 57,932,100,00 denarë në dëm të buxhetit të shtetit, shumë që është mbi 795 mijë euro.

Duke vlerësuar se ekziston rrezik për ikje, meqenëse dy nga të dyshuarit janë kroatë, Prokuroria do të propozojë që të caktohet paraburgim për të tre të dyshuarit.