RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Në takimin në Dubai është biseduar për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si rritjen e investimeve në energji, shëndetësi turizëm dhe sektorë strategjikë.

“Në takim, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë. Ajo në veçanti vlerësoi mbështetjen në sektorin e shëndetësisë, përmes ndërtimit të spitaleve, të cilat kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në veçanti për nëna dhe fëmijë. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona. Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në energji, shëndetësi, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjik, si dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Osmani përgëzoi Lartmadhërinë e Tij për organizimin e suksesshëm të COP28, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij”, është njoftuar nga Presidenca.