Myftiu i Tetovës Qani Nesimi akuzon Reisin: Pse e tradhtove vakëfin e Myftinisë së Tetovës
Myftiu i Tetovës Qani Nesimi, i rrethuar nga disa hoxhallarë, sot ka mbajtur një konferencë për media, nga ku ai thot shkarkimi i tij nga ana e Bashkësisë Fetare Islame apo më saktësisht nga kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, është i padrejtë, antikushtetuese dhe antiligjore. Me zë të lartë dhe tejet i nervozuar, Nesimi në formë të pyetjeve drejtoi një sërë akuzash për Shaqir Fetahun. Ai thotë se Fetahu U.D e ka emëruar një person tjetër, që siç thotë ai, bie ndesh me kushtetutën e BFI-së.
“Ai me veprimet e tij të paligjshme thellon çdo ditë krizën dhe krijon një situatë të tensionuar, të padurueshme dhe prishje të marrëdhënieve ndërnjerëzore në radhët e BFI-së, e gjithë kjo me synimin për të shmangur përgjigjen para Rijasetit për pyetjet tashmë të diskutuara dhe të hapura dhe atë për: 1. mandatin e tij, gjegjësisht Reisit, pas plotësimit të kushteve ligjore për pension,2. mos deklarimin e tij publik se nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të ish-sistemit të ashtuquajturës UDBA të famshme, pas akuzave të rënda me fakte nga një ish i burgosur politik, profesor i nderuar i teologjisë islame nga Kosova që ishte i spiunuar nga Shaqir Fetai”, ka deklaruar Qani Nesimi, myfti i Tetovës.
Fjala e Myftiut të Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi.
Fjala e Anëtarit të Anëtarëve të Myftinisë së Tetovës, Hfz. Shafi ef. Ajdini, imam në Xhaminë Muharemçe.
Më poshtë i keni reagimet nga Myftiu i Tetovës Qani Nesimi dhe nga e gjithë anëtarësia e myftinisë: