Në bazën e NATO-s në Estoni, aty ku ushtarët ‘festojnë’ në gatishmëri
Si kudo në këtë periudhë të vitit, në bazën e NATO-s në veri të Estonisë, pranë qytetit Tapa, të gjithë po krijojnë një atmosferë Krishtlindjeje, sipas mundësive.
Me pemën e Krishtlindjes dhe një Santa Klaus, çdo gjë është sikurse në vendet e tjera. Por ka një ndryshim. Për këta ushtarë, festa nuk do të thotë qetësi dhe relaks.
Vetëm 150 km në perëndim të kufirit me Rusinë, baza strehon 3.200 ushtarë dhe personel ushtarak në kuadër të pranisë së përforcuar të NATO-s pas pushtimit rus të Krimesë.
Me fillimin e agresionit ndaj Ukrainës, ky mision ka përforcuar elementin mbrojtës me praninë e 80 ushtarëve nga batalioni amerikan i brigadës së zjarrit, e pajisur me 4 njësi sistemesh raketore të “HIMARS”, me një rreze veprimi deri në 300 kilometra.
“Gjatë kohës së paqes misioni ynë është të mbrohemi, të tregojmë se, nëse na kafshon, ne të kafshojmë gjithashtu. Por derisa Estonia të pajiset me sistemet e saj “HIMARS” në 2025-n, amerikanët po na ndihmojnë të njihemi me sistemet që tani”, tha Marina Lushina, togerë e ushtrisë së Estonisë.
Kjo bazë ish-sovjetike është tani më e madhja e NATO-s në Estoni, për të dërguar mesazhin e qartë se Aleatët nuk do lejojnë destabilizimin e Evropës..