MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti uron Shaip Kamberin: Qoftë i mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka uruar bashkëkombasin Shaip Kamberi pas marrjes së edhe një mandati si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Postimi i plotë:
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës dëshmuan unitet jetik me pjesëmarrjen masovike në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe arritën të sigurojnë praninë e zërit të tyre në Kuvend.
Përgëzoj deputetin Shaip Kamberi për mandatin e fituar duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në misionin e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Serbi.
Sigurimi i këtij mandati është fitore mbarëkombëtare. Përgjegjësinë për suksesin e këtij misioni demokratik dhe për ruajtjen e dinjitetit kombëtar kudo ku flitet shqip e kemi të gjithë ne bashkë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri.
Qoftë i mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët drejt shtigjeve të përparimit!”.