Kthimi i astronautit turk Gezeravcı në Tokë shtyhet më 5 shkurt
Kthimi në Tokë i ekipit Axiom-3 (Ax-3) dhe anijes kozmike Dragon në të cilën ndodhet edhe astronauti i parë i Türkiye-s, Alper Gezeravcı është shtyrë për në 5 shkurt për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit në bregdetin e Floridës, transmeton Anadolu.
SpaceX bëri një deklaratë nga llogaria e saj në median sociale X se nisja e ekipit Ax-3 nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) është shtyrë.
Në deklaratë thuhet se Dragon dhe ekipi Ax-3 nuk mund të largohen nga ISS para 5 shkurtit për shkak se situata e motit në bregun e Floridës nuk është i përshtatshëm.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se ekipet do të vazhdojnë të monitorojnë kushtet e motit lidhur me planet e tyre për largim nga ISS.