Rajoni

Presidenca i kërkon falje familjes së Jakup Krasniqit, thonë se s’kanë qenë në dijeni për ndërhyrjet në tekst

Shpërndaje

Këshilltari i Presidentes së Kosovë, Bekim Kupina, ka reaguar lidhur me ndërhyrjen në tekstin e biografisë së ish-ushtruesit të detyrës së presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke thënë se nuk kanë qenë në dijeni për një gjë të tillë, gjithashtu i është kërkuar ndjesë familjes Krasniqi, shkruan Gazeta Metro.

Kupina tutje ka thënë se po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush.

“Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidenca gjithashtu i ka kërkuar falje familjes së Jakup Krasniqit.

“I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj”, ka shkruar Kupina.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani dhe as stafi i saj politik nuk kanë qenë të njoftuar e as të konsultuar lidhur me ndërhyrjen në tekstin në uebfaqen e Presidencës së Kosovës sa i përket biografisë së ish-U.D.Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit, z.Jakup Krasniqi.
Tashmë po hetohet momenti kur është ndërhyrë në tekst dhe nga kush. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani ka kërkuar përgjegjësi të plotë për këtë rast dhe ndërmarrjen e menjëhershme të masave diciplinore për personat përgjegjës. Poashtu, qysh nesër do të kërkohet hetim nga ana e Policisë së Kosovës, Njësia për Krime Kibernetike.
I kërkojmë ndjesë z.Jakup Krasniqi dhe familjes së tij për situatën e krijuar dhe e sigurojmë se një veprim i tillë është bërë pa dijeninë e Presidentes dhe pa autorizim paraparak të askujt nga ekipi i saj.