Showbiz

Do të befasoheni me çmimin marramendës të varëses së Dua Lipës

Shpërndaje

Dua Lipa mori vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të Grammys e më pas me performancën elektrizuese në skenë.

Por një detaj jo i vogël në look-un e saj ishte varësja me dy peshq që ‘puthen’ në një safir. Varësja është nga kolesioni Tiffany High Jewelry Pisces.

Marka e famshme shpjegon se safiri i papërpunuar është mbi 23 karatë. Janë dashur 1017 orë për punimin e varëses me platin dhe ar 18 karatë. Varësja përmban safirë shumë të rrallë si Umba dhe padparadscha.

Veç tyre, varësja përmban edhe safirë portokalli, rubelitë dhe diamante. Ekspertët e vlerësojnë këtë varëse të paktën 10 milionë dollarë.